Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Interi shpreson në mrekulli

REUTERS/Eddie Keogh

Interi shpreson në mrekulli


14 March, 2013 @16:44

Inter - Tottenham

Interi ka pësuar një humbje të thellë nga Tottenham Hotspur me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë, ndërsa ylli uellsian Gareth Bale ishte i pandalshëm për nerazzurrët.

Interi në këtë stinor në Seria A ka pasur shumë probleme. Skuadra italiane gjendet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa sonte do të mundohet që të jap maksimumin për t’u kualifikuar më tej, por edhe do të mundohet të mos pësojnë ndonje gol, veçanërisht nga Bale.

Chelsea - Steaua

Kurse Chelsea, në krahasim me Interin, do të ketë punën më të lehtë, pasi që në ndeshjen e parë, kanë humbur vetëm 1-0 në Rumuni. Trajneri i përkohshëm Rafael Benitez, beson në skuadrën e tij se do të fitojë në Stamford Brigde, por skuadra londineze duhet të jetë e kujdesshme sepse mysafirët nga Rumunia do t’ia nisin ndeshjes me një gol në avantazh.

Lazio - Stuttgart

Skuadra e Lorik Canës, Lazio, në ndeshjen e parë e mposhti Stuttgartin me rezultat 2-0 dhe sonte në Romë do të mundohet ta mbajë këtë epërsi për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Fenerbahçe - Viktoria Plzen

Pushtuesit e Napolit, Viktoria Plzen, nuk do të jetë favorite në ndeshjen kundër Fenerbahçes, që do të zhvillohet në Stamboll, ngase në Çeki pësuan humbje ndaj gjigantit turk me rezultat 1-0. Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të pësuar pasi tifozët turk kishin përdorur mjete piroteknike në ndeshjen me BATE Borisovin.

Zenit - Basel

Basel do të udhëton në Rusi për ta ruajtur epërsinë nga ndeshja e parë që kishte përfunduar me rezultat 2-0 në të mirë të zviceranëve. Zeniti me anë të brazilianit Hulk do të mundohet të gjejë rrugën e golit, por kjo nuk do të jetë e lehtë.

Newcastle - Anzhi

Newcastle United shpreson se barazimi në Moskë me Anzhin, do të ndihmojë për ta siguruar kalimin në TOP 8 të Europa League. Ndeshja e sontme do të luhet në St James Park dhe prania e tifozëve anglez do të jetë përparësia më e madhe e Newcastle-it.

Rubin Kazan - Levante

Sikurse Anzhi, edhe Rubin Kazani ndeshjen e parë e përfundoi pa gola me Levanten, por ndryshe nga Anzhi, skuadra e Rubinit revanshin do ta luajë në shtëpinë e saj. Skuadra spanjolle në ndeshjen e parë tregoi se nuk është kafshatë e lehtë dhe me siguri që sonte fituesi nuk do të mësohet deri në minutat e fundit të takimit.

Bordeaux - Benfica

Së fundi, Benfica do të përpiqet për të mbrojtur avantazhin prej 1-0-ve kundër Bordeaux, në Francë. Portugezët janë një hap përpara për t’u kualifikuar dhe synimi kryesor i trajnerit Jorge Jesus në këtë ndeshje do të jetë që mos të pësohet asnjë gol ndaj françezëve.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League