Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/4: JUVENTUS - REAL MADRID

I zakonshmi Ronaldo, Reali pranë gjysmëfinales

I zakonshmi Ronaldo, Reali pranë gjysmëfinales


3 April, 2018 @22:27

I gjendur në ‘habitatin’ e tij, Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo me Real Madridin e tij ka shënuar fitore të madhe ndaj Juventusit në Torino, për të qenë kështu shumë pranë gjysmëfinales.

Kampioni në fuqi i Evropës krijoi epërsi përmes portugezit Ronaldo në pjesën e parë pas një goli të këtij të fundit me të jashtmen, ndërsa Juventusi rastin më të mirë në këtë pjesë e pati përmes argjentinasit Gonzalo Higuain, gjuajtja e të cilit u ndal nga një pritje bravoroze e portierit Keylor Navas. Në anën tjetër, Reali përveç goli rrezikoi seriozisht edhe përmes gjermanit Toni Kroos, i cili e goditi shtyllën me një goditje të fortën me të djathtën.

SKEMA DREJT FINALES

Në pjesën e dytë, madrilenët shënuan edhe dy herë. Fillimisht Ronaldo shënoi një supergol në mënyrë akrobatike për 0-2, e më pas Marcelo e vulosi fitoren me golin e tretë, pak minuta pasi Dybala i vendasve u përjashtua nga loja.

Ky rezultat bën që Reali në ‘Bernabeu’ ta fillojë ndeshjen me epërsi të konsiderueshme dhe një befasi eventuale e Juventusit duket realisht e pamundur.


 
Të gjitha lajmet nga