Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Ia vendos çmimin, por s’ia shet rivalëve në ligë

TOPSPORTI/ A. P.

Ia vendos çmimin, por s’ia shet rivalëve në ligë


13 April, 2020 @12:45

Tottenham Hotspur nuk e ka ndërmned ta shes sulmuesin dhe kapitenin Harry Kane këtë verë, ndërsa edhe nëse vjen ndonjë ofertë që e kap shifrën e klauzolës së tij, ai nuk do të shkojë te rivalët e Premier Ligës.

BBC Sport ka bërë të ditur se kryetari i londinezëve Daniel Levy është i hapur për ofertat që kapin shifrën e 200 milionë funtave.

Kane 26 vjeç ka nënshkruar kontratën e fundit me Tottenhamin, me afat 6 vjeçar, në qershor të vitit 2018.

Manchester United shpesh herë është përfolur si ekip që ka dëshiruar kapitenin e Anglisë.

Për shkak të situatës financiare nga pandemia coronavirus, flitet se Levy është i gatshëm ta shes Kane-in, por shumë rekorde në botë - 200 milionë funta, pak më shumë sesa që kishte paguar PSG për Neymarin, kur e mori nga Barcelona.

Sidoqoftë, tashmë asgjë nuk është e sigurt se si do të dilet nga pandemia dhe kriza financiare pritet të ulë shumë vlerat e lojtarëve dhe transfere në shuma të tilla marramendëse - vështirë që pritet të ndodhin në një periudhë të shpejtë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League