NË KINË
Ibra ia sjell Parisit Superkupën
2 August, 2014 @16:59
Supermani i Parisit, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar dy gola në pjesë të parë të takimit për t’ia sjellur ekipit të tij trofeun e Superkupës së Francës sot.
Paris St Germain ka mposhtur Guingampin 2-0 me golat e yllit suedez, derisa luftarakët e Guingampit nuk kanë arritur më shumë sesa t’i bëjnë ballë në pjesë të dytë - dhe të dështojnë nga penalltia, nëpërmjet sulmuesit të tyre më të mirë, Mustapha Yatabare.
Fitorja e parisienëve ka qenë plotësisht e merituar pasi këta kanë dominuar pjesën më të madhe të lojës, derisa Laurent Blanc nuk shfrytëzoi fare qendrat cilësore të mbrojtjes, Thiago Silva e David Luiz.
Për më tepër, as transferi i ri, Serge Aurier, nuk u paraqit fare në ndeshje.