LIGUE 1
Ibra qetëson Parisin
9 March, 2013 @19:02
Zlatan Ibrahimovic sot ka shënuar golin e tij të 23 dhe të 24-të në Ligue 1, brenda tre minutave (59 dhe 62) për t’ia sjellur Paris St Germainit fitoren 2-1 ndaj Nancyt.
Nancy ka arritur të kalojë në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes duke shënuar nëpërmjet Benjamin Moukandjos në minutën e 36-të të ndeshjes.
Por në pjesën e dytë është paraqitur transferi më i arsyeshëm i vitit në Europë, Zlatan Ibrahimovic, duke shënuar dy herë në fitoren e radhës për parisienët e udhëhequr nga Carlo Ancelotti.
Me këtë fitore PSG do të shikojë qetë derbin ndërmjet Olympique Lyon dhe Olympique Marseille, pasi që do të mbetet e paprekur në krye të tabelës me pikën e 57 të fituar në Ligue 1.
REZULTATI:
Paris St Germain - Nancy | 2-1 |