Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MURIQI

Ibrahimovici i Teutës

BOROZANI/Arkiv

Ibrahimovici i Teutës


16 January, 2013 @11:26

Vedat Muriqi me kalimin e tij nga skuadra e Lirisë në kampionatin shqiptar të futbollit, ku nënshkroi për Teutën e Durrësit ka filluar të bëjë bujë që në ditët e para të qëndrimit të tij atje. 

Ndërsa pas golit të shënuar në një miqësore ndaj Kukësit, ai ka bindur drejtuesit e skuadrës bregdetare për kontratë të qëndrueshme. 

Trajneri i durrësakëve, Gentian Begaj, ka vlerësuar lartë cilësitë e tij në ajër dhe në ruajtje të topit për shkak të gjatësisë që ka. 

Muriqi 197 centimetra i gjatë, shumë shpejtë është emëruar edhe ‘Ibrahimovic’ i Teutës pasi që gazeta sportive, Sporti Shqiptar ka dalë me këtë titull këto ditë. Vedati është 18 vjeçar dhe produkt i shkollës së Lirisë së Prizrenit. 


 
Të gjitha lajmet nga