LIGA E KAMPIONËVE
Ibraimi eliminon izraelitët
6 August, 2014 @8:48
Agim Ibraimi ka shënuar dy gola në ndeshjen e mbrëmshme për ekipin e tij, Maribor, për t’i kualifikuar ata në Play-Off të Ligës së Kampionëve.
Djaloshi me origjinë shqiptare, është treguar i pakapshëm për mbrojtjen izraelite të Maccabi Tel Avivit, duke i goditur dy herë për t’i eliminuar në fund.
Ibraimi që stinorin e kaluar kishte kaluar në Serie A për të qenë pjesë e Cagliarit, është rikthyer te ish ekipi i tij, Maribor, që tani vazhdon shpresën për kualifikim në Ligë të Kampionëve duke pritur kundërshtarin e vështirë në Play-Off.
Maribor kishte fitar ndeshjen e parë në Slloveni 1-0, derisa mbrëmë barazoi 2-2 me Maccabin dhe u kualifikuar më tutje.