Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XAVI HERNANDEZ

Epoka spanjolle përfundoi

REUTERS

Epoka spanjolle përfundoi


5 August, 2014 @12:35

Edhe njëri nga yjet e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez, i ka dhënë lamtumirën kombëtares që pushtoi Botën në periudhat 2008-2012. 

Në një konferencë për shtyp, gjashtëshja e Barcelonës ka thënë se epoka e tij me Spanjën ka përfunduar dhe tani më është koha që të vinë gjeneratat e reja t’i japin krahë Spanjës. 

Xavi që llogaritet të jetë njëri ndër mesfushorët më të mirë qendror në botë, ka fituar dy tituj të kampionit Europian dhe një të Botës me Spanjës, para se anija spanjolle të fundoset rëndë në Kampionatin e fundit Botëror, “Brazili 2014”. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga