PAZZINI
Bashkë me Balotellin
5 August, 2014 @10:53
Përkundër se Filippo Inzaghi është duke menduar në formacion me një sulmues kryesor për ekipin e tij, Milan, Giampaolo Pazzini insiston se ai do të bashkëpunonte mrekullisht me Mario Balotellin në një duo sulmi.
“Dua t’i jap fund diskutimeve. Po. Unë dhe Mario mund të luajmë bashkë në sulm, derisa ai ka qejf të lëviz nga zona, unë kam qejf të qëndrojë në zonë - dhe kjo kompleton sulmin,” ka thënë sulmuesi rossoner për La Gazzetta dello Sport sot.
Mario Balotelli shihet si sulmues i parë dhe kryesor i Milanit në formacionin me një sulmues. Mirëpo, në rast të bindjes së Inzaghit që të provojë dyshen në një formacion klasik 4-4-2, atëherë ndoshta mund të prodhohej një Milan funksional në sulm.
Milan, që ishte pjesëmarrës në International Champions Cup në tre disfata kishte golaverazhin 1:10 që tregon si për dobësinë në sulm, ashtu edhe mbrojtjen e pakoordinuar.