MATEO KOVACIC
Më duhet të shënojë
5 August, 2014 @10:43
Mateo Kovacic, kroati i ri i Interit, synon që të shënojë 10 gola me ekipin e tij në këtë stinor.
Kovacic 20 vjeç është qe 18 muaj te Interi dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol për skuadrën.
“Unë jam njeri i asistimeve dhe i ndihmoj shokëve që të shënojnë. Por më duhet ta ndërrojë këtë qasje. Duhet të shënojë së paku 10 gola në stinor, kështu do të bëhem lojtar i kompletuar. Unë gjithmonë së pari shoh bashkëlojtarin pastaj golin, tashmë duhet ta ndërrojë këtë qasje në lojë,” është cituar të ketë thënë Kovacic për La Gazzetta dello Sport sot.
Inter që ka përforcuar skuadrën për stinorin e radhës dhe kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve stinorin që vjen, do të nis kampanjën e Serie A-së në mysafirllëk te Torinoja.