I TRETI
Ibraimi në Shkëndijë
20 June, 2015 @16:20
Skuadra e Shkëndisë së Tetovës ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Besart Ibraimin, që ka bërë karrierë jashtë Maqedonisë në Gjermani, Ukrainë e Qipro së fundi.
Ibraimi 28 vjeç më parë ka luajtur për ekipin e Schalkes, pastaj Sevastopolit, Metalurg Zaporozhyes dhe së fundi Enosis dhe Ermis të Qipros.
Ibraimi në vitin 2009 ka qenë futbollisti më i mirë i Maqedonisë, ndërsa kishte bërë bujë të madhe kur kaloi në Schalke vite më parë.
Ai nisi karrierën në Vëllazërim të Kërçovës, ndërsa do të jetë përforcimi i tretë për ekipin kuqezi nga Tetova pas Shqiprim Taipit dhe Ardian Cuculit.