MILANO
Kondogbia në qytetin e modës
20 June, 2015 @16:09
Futbollisti i përfaqësueses franceze, Geoffrey Kondogbia, është lojtar i ri i Interit. Marrëveshja u arrit sot, ndërsa pak më parë Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Neroazzurrët fituan Rossonerët në këtë betejë, duke i ofruar Monacos 35 milionë euro për kartonin e lojtarit në fjalë.
Kondogbia 22 vjeç ka qenë i pranishëm në fushë në Elbasan Arena, ku Shqipëria mposhti Francën 1-0.
Ai do të përfitojë 4 milionë euro për stinor te Interi, derisa ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020.