Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Idrizi fajëson gjyqtarët për humbjen

Idrizi fajëson gjyqtarët për humbjen


27 February, 2021 @16:29

Kryetrajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, ka fajësuar gjyqtarët e ndeshjes për humbjen e sotme ndaj Prishtinës, ku ekipi i tij pësoi me golin e prishtinasve në minutën shtesë.

RAPORTI I NDESHJES

Idrizi tha se mënyra e ndarjes së drejtësisë ishte tendencioze dhe përcaktuese për rezultatin e ndeshjes.

“Përpara se të flas për rrjedhën e lojës, dua që të ndalem te çështje e mënyrës së ndarjes së drejtësisë, e cila ishte tejet tendencioze dhe përcaktuese për rezultatin final të ndeshjes. Futbollisti i Prishtinës, Alban Shillova e meritoi kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë gjyqtari heshti sepse po shikonte ngjyrat e fanellës. Ai më pas u zëvendësua nga trajneri i Prishtinës, sepse e dinte se e meritoi karton të kuq. Sa i përket ndeshjes, i përgëzoj futbollistët për angazhimin dhe disiplinën. Pavarësisht rezultatit në fundin e ndeshjes unë jam i kënaqur me futbollistët e mi në lidhje me atë që treguan”, tha Idrizi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga