Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARISHT NDAHEN

Ilir Blakçori, ndarja e radhës te Drita

Ilir Blakçori, ndarja e radhës te Drita


31 May, 2023 @11:37

Mbrojtësi i krahut të Dritës, Ilir Blakçori, është ndarja e radhës në ekipin e nënkampiones, një ditë pas zyrtarizimit të largimit të Hamdi Namanit. Blakçori ishte pjesë e Dritës që prej 2019/20, ndërsa regjistroi 132 paraqitje për ekipin e Dritës, duke fituar edhe titullin kampion aty. Drita ka falenderuar mbrojtësin e majtë 30-vjeçar duke i dëshiruar sukses në vazhdim të karrierës.

Të njëjtën e ka bërë të ditur edhe vetë lojtari, që ka shkruar në llogaritë e tij të rrjeteve sociale falenderimin për ekipin. “Ju njoftoj që sot kam arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me skuadrën e FC Dritës. Faleminderit qytetit tim të dytë, tifozëve ‘Intelektualët’ ,kryesisë së klubit,stafit si dhe bashkëlojtarëve të deritanishëm! Dritës i dëshiroj shumë suksese në sezonin e ri. Falemnderit!”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga