Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INSPEKTORATI I PUNËS

Inspektorati kthen në punë zv/sekretarin Ahmeti

Inspektorati kthen në punë zv/sekretarin Ahmeti


21 May, 2020 @19:57

I larguar për shkak se fliste kundër drejtuesve aktual të FFK-së, ish zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, me vendim të inspektoratit të punës, pritet t’i kthehet detyrës së tij.

I shkarkuar nga pozita e tij në fund të vitit 2019, Ahmeti ndoqi rrugën ligjore dhe duke u ankuar në Inspektoratin e Punës (IP) tash fitoi të drejtën për rikthim në punë, njoftoi gazeta Sheshi sot.

“Obligohet FFK-ja që në afat prej 8 ditësh të shfuqizojë vendimet dhe veprimet që rrjedhin nga procedura e ndërprerjes së marrëdhënies së punës të Ahmetit,” është thënë në Vendimin i IP-së.

Arianit Ahmeti Vendimi IP

Arianit Ahmeti Vendimi IP


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga