Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Inter zyrtarizon transferimin e danezit

Inter zyrtarizon transferimin e danezit


28 January, 2020 @14:08

Pas shumë e shumë spekulimeve, tashmë vjen lajmi zyrtar.

Christian Eriksen që nga sot është zyrtarisht pjesë e Interit, me palët që mes vete nënshkruan kontratë deri në vitin 2024.

Danezi në fjalë me klubin londinez kishte kontratë deri në qershor të këtij viti, prandaj që të mos largohet si lojtar i lirë, Tottenhami vendosi që ta shiste këtë muaj.

Transferi u kompletua për shumën e 20 milionë eurove, ndërsa menjëherë pas njoftimit për largimin e Eriksen, Spurs njoftuan që kanë arritur marrëveshje për transferin e përhershëm të futbollistit Giovani Lo Celso, lojtar ky që deri më tash ishte i huazuar te Tottenhami nga Real Betisi.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League