MEDIA
Inzaghi - Shqipëria, jo tani
10 July, 2017 @12:22
Filippo Inzaghi as që ka shqyrtuar mundësinë të jetë përzgjedhës i Shqipërisë.
Në momentin kur klubi i tij, Venezia, ka arritur Serie B-në, pas viteve në rangjet më të ulëta, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Milanit, nuk e ka ndërmend të ndërpres kontratën me ekipin e ‘të dashuruarve”.
“Një vit më parë kam nënshkruar me Venezian kontratë 2 vjeçare. Unë i respektoj kontratat dhe dua që të përfundojë objektivat që ia kam caktuar vetes,” ka thënë Inzaghi për mediat italiane, shkruan Panorama sot.
As kreu i Venezias nuk është dukur të jetë i brengosur për mundësinë që trajneri i ekipit të kalojë në Shqipëri, për të zëvendësuar Gianni De Biasin.
Prandaj, FSHF tashmë duhet harruar Inzaghin dhe në radar duhet të mbeten trajnerët tjerë të mundshëm, për pagën që pritet të jetë jo më shumë se 30 mijë euro në muaj.