LORENZO SANZ
Ish kryetari i Realit ndërron jetë nga coronavirusi
21 March, 2020 @22:18
Kryetari i Real Madridit prej vitit 1995 deri në vitin 2000, Lorenzo Sanz, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare pasi që u diagnostifikua me coronavirus.
Ai u dërgua urgjentisht në spital të martën dhe u mor direkt në intenzive, por gjendja e tij nuk u përmirësua për shkak se iu zhvillua edhe më shumë infeksioni në lukth.
Në kohën e Sanzit, Real Madrid fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Juventusin dhe Valencian në finale.