MESFUSHORI I KËRKUAR

Besart Islamaj në akcion/ Foto: prishtinafc.com
Islamaj i kërkuar, por Liria primare
9 January, 2016 @18:17
Njëri ndër futbollistët e talentuar të Lirisë, Besart Islamaj, ka prioritet ekipin e tij aktual.
Mirëpo, siç thotë 22 vjeçari, ai edhe mund të largohet pasi që ka oferta brenda dhe jashtë Kosovës.
“Kam oferta nga disa ekipe kosovare, por edhe nga Shqipëria,” ka thënë ndër të tjera Islamaj në një bisedë ekskluzive me Borozani.com.
“Aktualisht kam kontratë me Lirinë dhe pritet që të mbetem aty,” ka bërë të ditur ai derisa më parë ka qenë i kërkuar edhe nga Laçi por klubi nuk ia kishte dhënë fletëlëshimin.
Gjatë stinorit 2013/14 ai ka qenë edhe pjesë e ekipit rumun Metalul Resita dhe përvoja e atjeshme i ka ndihmuar mjaft.
Islamaj vjeshtën që e lamë pas ka pasur 14 paraqitje për Lirinë e Prizrenit nga 17 ndeshjet e para të stinorit. Ai ka shënuar një gol për ekipin në pjesën vjeshtore të kampionatit.