Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI EMËRON TRAJNERIN E RI

Ismet Munishi në Ligë të Parë, merr timonin e Ferizajit

Ismet Munishi — merr drejtimin e Ferizajit/ Pamje nga arkivi, derisa drejtonte Prishtinën/ Foto: FCPrishtina/ fb

Ismet Munishi në Ligë të Parë, merr timonin e Ferizajit


13 June, 2023 @14:41

Trajneri i shumë skuadrave kosovare, Ismet Munishi, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e FC Ferizajit për tu bërë trajner i skuadrës për edicionin 2023/24 të garave. Ferizaji ra nga Superliga në Ligë të Parë pasi që nuk arriti të fitojë ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë.

Klubi po kërkon rikthim të menjëhershëm në elitë të futbollit, ndërsa Munishi si duket është parë si njeriu që mund ta bëj këtë, kurse FC Ferizaji e ka zyrtarizuar atë si trajner të ri sot, pak pasi që bëri të ditur se ka emëruar ish-lojtarin dhe ish-trajnerin Arsim Abazi në pozitën e drejtorit sportiv të ekipit.

Ismet Munishi @ Ferizaji

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se pas negociatave të sukesshme, ka arritur që të përmbyllë marrëveshjen me trajnerin e njohur, Ismet Munishi.
Marrëveshja e nënshkruar sot në zyret e klubit, ka të bëjë për një periudhë së paku 2-vjeçare. Ky projekti i nënshkruar mes klubit tonë dhe Munishit është afatgjatë, me synime të qarta dhe besim të hekurt mes vete.”
ka shkruar Ferizaji në njoftim, ndër të tjera. 

Munishi, që ka drejtuar Prishtinën, Vëllaznimin, Vushtrrinë, Ballkanin, Dritën, Gjilanin, etj. tash e tutje pritet që me Ferizajin të bëj çmos në Ligën e Parë Grupi B, ashtu që të sigurojë rikthim të shpejt të ekipit në Superligë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë