ISTOGU - BOREA

Istogu ruan pozitën, Taylor me triple-double
25 February, 2022 @21:45
Istogu duke e e mposhtur Borean me rezultat 97-78, e ruajti pozitën e katërt në Ligën e Parë.
Rezultati ishte i ngushtë në 3 çerekët e parë, kurse Istogu në çerekun e fundit duke shënuar 27 pikë dhe pësuar vetëm 11 pikë, e krijoi epërsinë për ta regjistruar fitoren.
Andi Kabashi ishte koshashënuesi më i mirë te Istogu me 23 pikë, derisa shkëlqyen edhe Sammy Taylor me triple-double prej 19 pikëve, 12 asistimeve e 11 kërcimeve dhe Shëndrit Llapi me 20 pikë e 11 kërcimeve.
Te Borea u vërejtën Olsi Kurtaj me 23 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, Sokol Nila me 22 pikë dhe Vali Kastrati me 13 pikë e 22 kërcime.
Istogu me 8 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e 4, kurse Borea me 7 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e gjashtë.
Në xhiron e 14 Istogu takohet me AS Prishtinën, derisa Borea me Vëllaznimin.