USHTROJNË GOLAT
Istogu shkel 2 Korrikun
13 February, 2016 @18:41
Njëra ndër mungesat më të mëdha në rezultatet jo të mira të Istogut në pjesën vjeshtore të kampionatit kanë qenë golat.
E trajneri gjakovar i tyre Genc Hoxha është duke i motivuar lojtarët në mënyrë më të mirë për të shënuar sa më shumë, pasi që ata sot shkelën në miqësore 2 Korrikun e Prishtinës me rezultat 6-1.
Arbër Hoxha shënoi hat-trick, ndërsa nga një gol shënuan edhe Mensur Duraku, Selim Bajramaj e Kushtrim Gashi për fitoren e thellë të ekipit që do të luftojë për mbijetesë në Superligë.