Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Istogu triumfon në miqësore

Foto: KFIstogu/fb

Istogu triumfon në miqësore


1 February, 2021 @14:09

Skuadra e Ligës së Parë A të Kosovës, Istogu ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore-përgatitore para fillimit të pjesës së dytë të stinorit.

Ekipi i Istogut ka mposhtur Beharin, që garon në Ligë të Dytë, me rezultat 0-2 derisa golat erdhën nga Erjon Qeta dhe Malsor Blakaj.

Istogu ka përfunduar pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë A në pozitën e katërt të renditjes tabelare, me 24 pikë nga 14 dneshje, 2 më pak se lideri Dukagjini.

Behari në anën tjetër, ka përfunduar pjesën vjeshtore në pozitë të pestë të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mbledhur 23 pikë nga 15 ndeshje. Liderja e Ligës së Dytë, Fushë Kosova ka 40 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga