MEDIA

Italianët shqiptarëve, ankohuni në CAS
24 October, 2014 @20:24
Italianët, sa për shkak të trajnerit Gianni De Biasi, sa për shkak të dhunës së përjetuar ndaj tyre me Serbinë 4 vite më parë - janë duke e marrë me seriozitet çështjen, Serbi-Shqipëri, verdiktin e së cilës UEFA e dha sot.
Kështu, Toscana News, duke kumtuar lajmin e UEFA-së sot për ndeshjen në fjalë ka thënë se “UEFA është duke e legjitimuar racizmin në stadiume dhe po krijon precedan të rrezikshëm.”
Njashtu, “dënimi ndaj Shqipërisë duket absurd, pasi që Serbia tashmë është përpara Shqipërisë dukshëm, pasi që në rast të pikëve të njejta do të shikohen ndeshjet mes veti, ku tashmë Serbia ka epërsi 3-0 ndaj kuqezinjëve dhe është penalizuar dyfish karshi ekipeve tjera në grup.”
“Shqipërisë nuk i ka mbetur asgjë për të bërë më shumë, pos të drejtohet në Lozanë, te Gjyqi Arbitrar Sportiv”, ka komentuar faqja në fjalë vendimin.