Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Iu përfundon karriera në reprezentacionin malazez

Foto: vijesti

Iu përfundon karriera në reprezentacionin malazez


7 June, 2019 @19:24

Selektori Ljubisa Tumbakovic dhe ndihmësit të tij Sasa Jankovic i është përfunduar mandati në krye të shtabit teknik të Malit të Zi, bën të ditur e përditshmja beogradase Blic, para pak çastesh.

Njëjtë, edhe futbollistëve Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic iu është dhënë fund sa i përket ftesave për të përfaqësuar Malin e Zi nga Federata e këtij vendi.

TABELA DREJT EURO2020 dhe ORARI I NDESHJEVE

Ky njoftim i beogradases në fjalë vjen menjëherë pasi që selektori serb dhe lojtarët me etni serbe vendosën që të mos paraqiteshin në përballje ndaj Kosovës sonte në kuadër të kualifikimeve për EURO2020.

Malin e Zi në përballje ndaj Kosovës pritet ta drejtojnë ndihmësi i dytë dhe i tretë i selektorit, që pritet të largohet edhe zyrtarisht, Tumbakovic.

Natyrisht, kjo ende nuk është zyrtare, por vetëm një paralajmërim se çka i pret futbollistët pas bojkotit të ftesës së vendit të tyre për të qenë në fushë dhe bazohet në rregulloret e Federatës.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani