Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IZRAELI - SHQIPËRIA

Izraeli në Ligën A të Kombeve, Shqipëria e çorientuar mposhtet!

Izraeli në Ligën A të Kombeve, Shqipëria e çorientuar mposhtet!


24 September, 2022 @22:40

Njëra ndër paraqitjet më të dobëta të Shqipërisë është parë sonte, derisa kuqezinjtë në ndeshjen ku i duhej fitorja u paraqitën zbehtë para Izraelit, për tu mposhtur në fund, 2-1 [Weissman 46, Baribo 90+2 - Uzuni 88].

Dy raste të mira të Armando Brojës në start të ndeshjes nuk u shfrytëzuan nga sulmuesi kuqezi dhe kështu ndedshja mori kahje tjetër, derisa izraelitët nisën dominimin derisa shënuan në fillim të pjesës së dytë për të fituar në fund, 2-1.

TABELA AKTUALE

Një ndeshje e luajtur pa ide, pa sulme të organizuara konkrete dhe një mungesë e madhe e dëshirës - që nuk shihej te thuajse asnjëri nga lojtarët e ekipit - bëri që Izraeli përkundër se nuk u paraqit kushedi sa mirë, të fitojë ndeshjen dhe të bëj historinë e vendit.

Goli i vonshëm i zëvendësuesit Myrto Uzuni shfaqi pak grintën e munguar gjatë ndeshjes, por kjo u shua shpejt pas një gabimi tjetër amatoresk në mbrojtje të kuqezinjëve, për fitoren dhe gëzimin e madh izraelit.

Me këtë fitore, Izraeli për herë të parë në histori siguron Ligën A të Kombeve, duke ia humbur Shqipërisë këtë mundësi, ndërsa Shqipëria në përballjen e fundit të grupit do të luftojë ndaj Islandës për vendin e dytë në grup, përndryshe përfundon e treta, pasi që nuk mund të bie mëposhtë, për shkak se Rusia është eliminuar nga gara nga UEFA-ja.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve