DORËZIM
Izraeli vjedh shpresat e Shqipërisë
12 November, 2016 @22:20
Shqipëria është mposhtur në “Elbasan Arena” nga Izraeli duke e përjetuar humbjen e dytë në shtëpi pas asaj ndaj Spanjës në kualifikime për Botërorin Rusia 2018.
Një penallti e lehtë e referuar në fillim të ndeshjes, shto këtu edhe kartonin e kuq e rëndë për Berat Xhimshitin tregoi vështirësinë e fillimit të ndeshjes për kuqezinjtë.
Përkundër se u munduan, djelmoshat e kombëtares ranë pre e një provokimi të radhës, kur Etrit Berisha reagoi si i papjekur ndaj sulmuesit mysafir, për të siguruar kartonin e dytë të kuq për Shqipërinë dhe për të mbetur me 9 veta në fushë.
Penalltia, sidoqoftë u mbrojt nga portieri rezervë Alban Hoxha, por shpejt aksidentalisht izraelitët shënuan edhe golin e dytë për të siguruar fitoren 0-2. Në fund, realizuan edhe një gol tjetër për 0-3.
Me këtë humbje, kuqezinjtë tashmë duke ditur kundërshtarët si Spanja e Italia, shto këtu edhe këtë humbje - e kanë thuajse të pamundur edhe vendin e dytë në grup, që siguron play-offin për Botërorin Rusia 2018.
0-3 Eliran Atar Goal HD Albania 0 - 3 Israel… by gooooooooooal