Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU 2-0 LIRIA

Jahaj e Boudega, Istogu e nis me fitore ndaj Lirisë

Foto: KFIstogu/fb

Jahaj e Boudega, Istogu e nis me fitore ndaj Lirisë


26 September, 2020 @17:06

Istogu ka nisur stinorin 2020/21 në Ligën e Parë A të Kosovës me fitore.

Istogu

Troftat kanë mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat 2-0 [Qëndrim Jahaj 30, Fabrice Boudega 90].

Derisa Jahaj i dha epërsinë në pjesë të parë të ndeshjes pas asistimit të Ragip Mazrekajt, zëvendësimet e Nazmi Ramës në pjesë të dytë vulosën ndeshjen.

Istogu vs Liria

Liria tërë pjesën e dytë tentoi për të barazuar rezultatin, por pa raste konkrete për të bërë këtë, pasi që mbrojtja e Istogut reagonte mirë.

TABELA AKTUALE

E krejt në fund në një akcion të nisur nga portieri Valmir Hajrizi dhe kombinimi mes Fabrice Boudegas e Malsor Blakajt, zëvendësuesi Malësor Blakaj kthen topin te kamerunasi Fabrice Boudega, që vulosi ndeshjen, derisa afrikani shënoi nga afërsia lartë në portën e portierit Drilon Hodaj për fitoren e Istogut në Demush Mavraj.

Me këtë fitore Istogu nis mbarë stinorin për të marrë tre pikët e para nga ndeshja e parë, ndërsa Liria që po synon Superligën, ka pësuar që në start të kampionatit në një fushë të rënduar nga shiu.

Liria



i:

Istogu: Valmir Hajrizaj, Egzon Kurteshi, Ragip Mazrekaj, Fatmir Rexhaj, Granit Ademaj; Marius Stephane (Kadri Kastrati), Faton Neziri (Fabrice Boudega), Qendrim Jahaj ; Florent Rexhaj (Yoan Olivier), Dylan Effa (Malsor Blakaj), Erjon Qeta (Dardan Bajraktari).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë