Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - A&N

Jalen Miller për fitore, Istogu e nis mbarë pranverën

Foto: FC Istogu

Jalen Miller për fitore, Istogu e nis mbarë pranverën


19 February, 2022 @15:19

Me pikë të plota e ka filluar pranverën në Ligën e Parë skuadra e Istogut.

Në takimin e luajtur sot ndaj prizrenasve të A&N, Istogu fitoi 1-0.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, fitoren Istogut ia dhuroi futbollisti Jalen Miller me golin e shënuar në minutën e 56’.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Istogu ngritet në kuotën e 19 pikëve në Grupin A të Ligës së Parë, ndërkohë që edhe A&N ka po aq pikë momentalisht.

Xhiron që vjen, Istogu luan si mysafir i Rahovecit, kurse A&N e pret në Korishë Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë