44

Manchester United Official
Januzaj shënon për Man Utd
29 July, 2013 @15:50
Talenti shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, ka shkëlqyer edhe sot për skuadrën e David Moyesit.
Në ndeshjen e radhës miqësore ndaj skuadrës nga Hong Kongu, Kitchee, Januzaj ka shënuar golin e katërt të skuadrës në fitoren e Manchesterit 5-2 ndaj kundërshtarit.
Januzaj ka pranuar një top nga krahu i majtë për të shënuar me kokë golin e tij për Manchester United.