ZVICËR

REUTERS
Hyka i plotë në fitore
28 July, 2013 @17:25
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka ka filluar ndeshjen nga minuta e parë sot, për të zëvendësuar në minutat shtesë të takimit. Skuadra e tij Luzern ka arritur të mposht Zurichun 3-2, ku Hyka ka treguar paraqitje të mirë para trajnerit Carlos Bernegger.
Hyka është 25 vjeçar dhe ky është stinori i katërt i tij te skuadra e Luzernit me të cilët sivjet u kthye në ligën elite të futbollit zviceran. Ai më parë ka luajtur edhe për Tiranën, Panioniosin, e Mainzin.
Me këtë fitore Luzern ka ngritur kuotën e pikëve në gjashtë dhe e ka lënë Zurichun me katër pikë në vendin e pestë të Superligës së futbollit zviceran.