MIQËSORE

REUTERS
San Paolo përplotë
28 July, 2013 @14:26
Nënkampioni i Italisë, Napoli, ka shitur saktësisht 47 mijë bileta për ndeshjen e parë në stadiumin San Paolo për këtë stinor.
Napoli do të ndeshet me Galatasarayin në kuadër të Acqua Lete Cup dhe kjo do të jetë paraqitja e parë e tyre para fillimit zyrtar të stinorit 2013/14.
Napolitanët ku luajnë me shumë sukses Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli, kanë transferuar këtë stinor: Gonzalo Higuain, Raul Albiol, Jose Maria Callejon, Dries Mertens dhe trajnerin Rafael Benitez.