NUHIU

Yahoo
Realizon ëndrrën në Sheffield
28 July, 2013 @13:32
Sulmuesi i lindur në Prishtinë që ka pasaportë austriake, Atdhe Nuhiu, është shprehur të jetë i stërlumtur me transferimin e tij në ligën e dytë të Anglisë, të njohur si Championship League.
Ai kishte një stinor të mirë të kaluar në Turqi vitin e kaluar me Eskisehirspor, përkundër se shënoi vetëm dy gola në 28 paraqitje me ata.
Shtatëgjati Nuhiu me 197 centimetrat e tij është pëlqyer nga ekipi me famë Sheffield Wednesday te i cili është transferuar si lojtar i lirë.
“Ardhja në Angli është ëndërr për mua. Jam i gjatë, i fortë në ajër dhe mund të mbaj topin si dhe të asistoj për bashkëlojtarët,” ka thënë 23 vjeçari prishtinas, që nesër feston ditëlindjen e tij të 24-të.
Atdhe Nuhiu ka qenë pjesë e ekipeve austriake si Austria Karnten, Ried dhe Rapid Wien, para se të transferohet në Turqi, prej ku u katapultua në Angli.