DALLKU TREGON

REUTERS
Ruajuni nga Moraes
28 July, 2013 @11:41
Mbrojtësi kosovar Armend Dallku, që një kohë të gjatë është futbollist i Vorskla Poltavas ukrainase, këtë stinor është shpërblyer nga skuadra e tij me shiritin e kapitenit për shkak të besnikërisë ndaj ekipit.
“Në muajt e fundit kundërshtari i Kukësit, Metalurg ka pasur disa probleme pasi që i janë larguar katër lojtar kyq të skuadrës. Janë të disciplinuar taktikisht. Më i miri në skuadër është braziliani Junior Moraes. Ai është një sulmues i fuqishëm që do t’i hap probleme të shumta mbrojtjes kukësiane. Pikë të fortë e kanë edhe mesfushorin bullgar, Velizar Dimitrov,” ka treguar mbrojtësi i kombëtares, Dallku.
Mirëpo, vushtrriasi gjithashtu ka bërë të ditur për disa pika të dobëta në mbrojtjen e Metalurgut, të cilëve i është larguar mbrojtësi kryesor i skuadrës për në Shakhtar të Donetskut.
Metalurgu në ekip të saj ka pesë brazilian dhe nga një: holandez, armenian, qipriot, bullgar, serb, e irlandez - dhe njihet në Ukrainë si ekip që di t’i shkaktojë probleme të mëdhenjëve ukrainas si Dynamo Kiev e Shakhtar Donetsk.