SCHWEINI

REUTERS
Më i miri i Bundesligës
28 July, 2013 @15:29
Revista gjermane Kicker në përzgjedhjen tradicionale të lojtarit të vitit në Bundesligë, ka njoftuar që Sebastian Schweinsteiger, ka qenë më i miri i stinorit të kaluar.
Vetë Schweinsteiger ka thënë të jetë i befasuar me këtë çmim, ndërsa pas tij i ka lënë gjithashtu dy bashkëlojtarë: Franck Ribery dhe Thomas Müller.
Çmimin e lojtarit të vitit nga Kicker, deri më tani më së shumti e ka fituar legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, katër herë. Trajneri i vitit gjithashtu u përzgjodhë nga Bayerni, Juup Heynckes. Jürgen Klopp i Borussia Dortmundit përfunoi i treti pas atij të Freiburgut, Christian Streich.