GRUPI H
Jashanica shënon, Skënderbeu mposhtet
22 October, 2015 @21:00
Mbrojtësi kosovar i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka shënuar golin e parë të ekipit në histori të Europa League, në humbjen e thellë që pësoi kampioni i Shqipërisë sonte në Lisbonë 5-1.
Skënderbeu nisi mirë ndeshjen dhe qe i koncentruar në mbrojtje, derisa kapiteni Orges Shehi ka qenë tejet i mirë në portë.
Mirëpo, referi maltez i ndeshjes, është treguar tepër i ashpër për korçarët në fillim të ndeshjes, derisa përjashtoi sulmuesin Hamdi Salihi.
Më pas, dha një penallti të lehtë, që solli avantazhin e Sportingut 1-0. Pasoi edhe një penallti për vendasit në 2-0.
Edhepse korçarët vazhdonin mirë edhe në pjesë të dytë, përkundër se ishin me 10 veta në fushë dhe në disavantazh me rezultat, goli i radhës i Sportingut çau gjithçka që solli në 5-0 portugezët derisa Jashanica në fund pas asistimit të Bernard Berishës shënoi golin, që do të regjistrohet në histori të futbollit shqiptar, si goli i parë i shënuar në një garë europiane.
Në përballjen tjetër të grupit, Besiktas ka barazuar ndaj Lokomotivës në Moskë 1-1.
Skënderbeu në xhiron e ardhshme pret Sportingun në Shqipëri.
GOAL Bajram Jashanica // Sporting 5 - 1… by flashhighlights
TABELA AKTUALE E GRUPIT H:
1 | Lokomotiva Moska | 7 pikë | 3 ndeshje | |
2 | Besiktas | 5 pikë | 3 ndeshje | |
3 | Sporting Lisbona | 4 pikë | 3 ndeshje | |
4 | Skënderbeu | 0 pikë | 3 ndeshje |