Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNER I RI NË "ELLAND ROAD"

Javi Gracia merr drejtimin e Leedsit

Javi Gracia merr drejtimin e Leedsit


22 February, 2023 @11:17

Trajneri i dikurshëm i Watfordit, Javi Gracia, është emëruar trajner i ri i Leeds Unitedit në Premier Ligë, për të zëvendësuar të larguarin Jesse Marsch.

Amerikani Marsch u shkarkua më 6 shkurt nga detyra e tij, ndërsa Gracia 52-vjeç do të merr drejtimin e skuadrës që po lufton për mbijetesë këtë stinor në elitën e futbollit anglez.

Leeds është i parafundit në renditje tabelare dhe të shtunën luan ndaj ekipit të fundit në renditje tabelare, Southampton. Pikërisht në këtë ndeshje do të debutojë trajneri i ri spanjoll, i ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League