FITORE E MADHE
Jetike nga Prishtina
27 March, 2016 @15:51
Një penallti e akorduar nga referi Hajriz Hajdari në minutën e 82-të të ndeshjes ka vendosur takimin ‘me nerva’ ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit.
Berat Hyseni ka shënuar penalltinë dhe ka marrë kartonin e kuq për t’i lënë bashkëlojtarët me një lojtar më pak në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Ai u ndëshkua pasi hoqi fanellën nga gëzimi për golin, ndërsa shutoi edhe topin larg, për të vonuar ndeshjen pas golit.
TABELA AKTUALE
Sidoqoftë, fitorja ka qenë e madhe për trajnerin e ri të Prishtinës, Fadil Berisha, që debutoi sot në bankën bardhekaltër.
Gjilani në anën tjetër, pati raste të mira në ndeshje por në një rast Betim Haxhimusa nuk shfrytëzoi rast ideal.
Në fund Prishtina mbetet në zonë të rrezikshme, ndërsa Gjilani bën një hap prapa në luftë për titull.