Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PSG 2-1 ANGERS

Jo lehtë ndaj Angersit

Jo lehtë ndaj Angersit


15 October, 2021 @23:08

PSG ka çuar në 13 numrin e ndeshjeve të fituara ndaj Angersit me këtë të sontmen. Por shumë më vështirë sesa që u mendua.

Vendasit ishin pa yjet si Leo Messi, Neymar e Navas, që mbrëmë zhvilluan ndeshjet e tyre të fundit me kombëtaret, ndërsa Angers shfrytëzoi rastin për të çuar 45-minutat e para të lojës në epërsi, kur Angelo Fulgini çoi krosimin e Sofiane Boufalit në portë të Gigi Donnarummas.

Paris St Germain iu rikthye me dominim më të madh pjesës së dytë për të barazuar me Danilo Pereirran (69) pas asistit të Kylian Mbappes, ndërsa ky i fundit tre minuta para fundit dha edhe penalltinë për të fituar ndeshjen 2-1 [Pereira 69, Mbappe 87p. - Fulgini 36].

PSG ka epërsi nëntë pikëshe ndaj ndjekësit të parë Lens me një ndeshje më shumë të zhvilluar pas dhjetë dueleve. Lens është në 18 pikë. Angers i katërti me 16 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga