ONIX - ISTOGU

Foto: FC Istogu
Onixi mposhtë Istogun, fiton derbin lokal
15 October, 2021 @14:59
Derbi i qytetit të Istogut në Ligën e Parë sot i ka takuar Onixit.
Ndonëse me një lojtar me pak në fushë, pas përjashtimit të Armend Ruxhit gjatë pjesës së dytë, Onixi arriti që me përmbysje ta mposhtë sot 2-1 skuadrën e Istogut.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e të parët që shënuan në pjesën e dytë ishin mysafirët. Për 0-1 shënoi Qëndrim Jahaj në minutën e 68’, para se të vinte përmbysja vendase.
Vendasit fillimisht barazuan në minutën e 73’ me golin e Bekim Maliqit, e më pas fitorja erdhi nga Qëndrim Gashi, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 88’ të duelit.
Kjo fitore bën që Onixi t’i afrohet pozitave të para të Grupit A në Ligën e Parë, kurse Istogu ndodhet në vendin e tetë të këtij grupi.