OTO JOHN
John falenderues për bashkëlojtarët
29 May, 2017 @12:48
Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në stinorin 2016/17, nigeriani Oto John John, përveç që morri epitetin e këpucës së artë të stinorit, ai u bë edhe i huaji i parë që e arrin këtë në Kosovë, por edhe lojtari më i ri.
“Jam i gëzuar për këtë titull. Nuk ka qenë e lehtë, pasi rruga deri këtu ka qenë sfiduese. Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët për përkrahjen. Unë golashënuesi më i ri në Kosovë me 19 vjet? Jam i lumtur për këtë fakt, por nuk ka qenë e lehtë për t’u arritur ky rekord. Golat e mi kanë ardhur në saje të lojës së mirë edhe të bashkëlojtarëve të mi,” ka thënë John, shkruan FFK.
Nigeriani John është futbollist i Skënderbeut, ndërsa këtë stinor ka qenë i huazuar te Trepça’89. Në një intervistë të mëhershme për Borozani.com ai ka bërë të ditur se do të qëndrojë te ekipi mitrovicas për t’i ndihmuar në kualifikime për Ligë të Kampionëve.
John ka shënuar 27 gola këtë stinor me Trepçën’89. E ajo që e bën më të rëndësishme këtë fakt, është se prej tyre, të gjitha kanë qenë nga loja dhe asnjë nga penalltia.