SISTEMI I BARAZHIT
Sa lojë zhvillohen në barazh?!
28 May, 2017 @18:39
Pasi që u kuptuan çiftet e barazhit për mbijetesë dhe kualifikim në Superligë, në dy fjali të qartësojmë se si zhvillohen ndeshjet e barazhit.
Luhet vetëm një ndeshje mes çifteve. Terreni është neutral, ndërsa nëse nuk ka fitues pas 90 minutave dhe vazhdimeve, atëherë shutohen penalltitë për të përcaktuar të mbijetuarin ose të kualifikuarin në Superligë.
Çiftet e barazhit janë: Drita-Dukagjini dhe Ferizaji-Vllaznia.
Data dhe ora e saktë, bashkë me terrenin pritet të zyrtarizohen shpejtë nga FFK-ja.