DRENICA-PRISHTINA
Mankenda-Khalid sjellin fitoren për Prishtinën
28 May, 2017 @18:09
Skuadra bardhekaltër, nënkampione e re e Kosovës, Prishtina, ka shënuar fitore bindëse në Skenderaj sot në duel ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”.
Kjo ka qenë fitorja e katërt rresht për Prishtinën në Superligë për të mbyllur stinorin me seri të mirë fitoresh, si dhe për të ngritur numrin e pikëve në klasifikim, bashkë me numrin e fitoreve.
Gautheier Mankenda ka shënuar heret në ndeshje për epërsinë 0-1, ndërsa në pjesë të dytë Basit Khalid në formë ka siguruar fitoren me 0-2 kurse Mankenda me golin e dytë të tij ka vulosur fatin e takimit.
Krejt që bëri Drenica, ishte penalltia e shënuar nga kapiteni veteran i ekipit, Sami Geci, në minutën e fundit të ndeshjes, për 1-3.
Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina pret rezultatin e finales së Kupës ndërmjet Besës dhe Llapit. Nëse Besa fiton Kupën e Kosovës, Prishtina si nënkampione shkon në Europa League.