TREPÇA89-FERONIKELI
Ish-kampioni mposht kampionin në festë
28 May, 2017 @18:15
Feronikeli ka treguar forcën e vetë në përballje ndaj Trepçës’89 në “Riza Lushta” sot, ku mitrovicasit ishin krejtësisht në atmosferë festive në pritje të trofeut të parë të kampionit.
Kjo, sidoqoftë, nuk i bëri përshtypje mysafirëve të drejtuar nga Ramiz Dervishi, që iu qasën ndeshjes me seriozitet dhe mposhtën kampionin e ri të Kosovës, 0-3, përmes golave të shënuara nga Mendurim Hoti, Abu Razard dhe Mevlan Zeka.
Përkundër se humbja e dytë me radhë në ndeshje ndaj kundërshtari të vështirë i dha një hije dëshpërimi kampionit të ri, Trepça’89, bashkë me të pranishmit në Riza Lushta festoi titullin dhe me trofeun e parë në vitrinë të klubit këngët nuk do të ndalen në Mitrovicë sonte.