KAPITENI I TREPÇËS'89
Idrizi: Ky është titull i veçantë
29 May, 2017 @12:16
Kapiteni i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, që ka qenë dirigjenti i skuadrës në rrugëtimin e tyre të parë drejt titullit kampion, në dekleratën e tij pas triumfit të madh ka thënë se ky është titull i veçantë për ekipin e tij.
“Më të vërtet është kënaqësi e madhe të jesh kampion i shtetit. Ka qenë ëndrra ime që të shpallem kampion me Trepçën’89. Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, pasi kanë qenë katër ekipe pretendente për titull, por ne në fund e kemi fituar titullin e kampionit me meritë. Mendoj se ky është titulli më i veçantë, pasi është titulli i parë për Trepçën’89, por edhe do të jetë skuadra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve,” ka thënë Idrizi.
Shpëtim Idrizi ka shënuar 6 gola për ekipin e tij këtë stinor, tre prej të cilave nga penalltia. Ai ka pasur numër të madh të asistimeve gjithashtu.