ESTADIO DA LUZ
Jonas “shpëton” Benficën
16 February, 2016 @22:11
Dueli mes dy portugezëve në pankinat e të dy skuadrave, Rui Vitorias dhe Andres Villas Boas, përfundoi me fitoren e të parit. Ishte Benfica që mposhti Zenitin me rezultat 1-0 në betejën e parë të 1/8 së finalës së Champions League.
Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë, me posedim më të madh të topit nga vendasit dhe me mysafirët që tentonin golin përmes kundërsulmeve. Mirëpo kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me barazim, në skenë doli braziliani Jonas, i cili i dha skuadrës së tij një shtytje të madhe drejt kualifikimit në çerekfinale. Një minutë para golit, skuadra e Zenitit mbeti me 10 lojtarë në terren pas përjashtimit me karton të kuq të italianit Criscito.
Megjithatë gjithçka mbetet të vendoset në ndeshjen e kthimit në Rusi ku gjithçka mbetet e hapur përkundër avantazhit “të lehtë” që ka Benfica.
Jonas Goal HD - Benfica 1-0 Zenit Petersburg… by Gol-Live