SAMUEL ETO'O
Kamerunasi nënçmon futbollin italian
16 February, 2016 @18:18
Një nga sulmuesit më kualitativ në Evropë në vitet e fundit, ish-anëtari i Real Madridit, Barcelonës, Interit, Chelseat, Evertonit, Anzhit e Sampdorias, momentalisht sulmuesi kryesor i skuadrës turke Antalyaspor, ka dhënë një deklaratë interesante në emision sportiv “Maraton”, emision i njohur televiziv i kanalit “LIG TV”.
34-vjeçari me plot bindje u shpreh që Superliga Turke e futbollit është më kualitative se ajo italiane. Kamerunasi shtoi:
“E them me bindje. Liga turke ka më tepër kualitete se Serie A. Kur vjen këtu, e kupton këtë gjë. Kam luajtur tek Interi dhe tek Sampdoria, madje isha pjesë e skuadrës që fitoi tripletën në vitin 2010, mirëpo nëse flasim për liga, liga e Turqisë është më e mirë.”
Për Antalyasporin këtë sezon Samuel Eto’o ka shënuar 14 gola dhe momentalisht ndodhet i dyti në listën e golashënuesve pas Mario Gomezit, sulmuesit gjerman të Besiktasit