Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Josa ndahet me Prishtinën?

TOPSPORTI / D.SH

Josa ndahet me Prishtinën?


2 September, 2019 @16:34

Pas largimit të Bekim Shotanit nga Vushtrria orë më parë, duket se mund të kemi edhe një largim të një prej trajnerëve të Superligës.

Sipas Gazetës Blic, Mirel Josa shumë shpejt edhe zyrtarisht do të ndahet me Prishtinën, me trajnerin dhe skuadrën në fjalë që kanë arritur marrëveshje të dyanshme.

Josa, që te Prishtina erdhi në xhiron e gjashtë të sezonit 2017/2018 si zëvendësues i Arsim Thaqit, me Prishtinën ende nuk e ka shijuar fitoren në dy ndeshjet e para të këtij stinori (Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar), ndërsa në dy sezonet e fundit në garë për titull ishte deri në xhiron e fundit të kampionatit, ku u mposht nga Drita, respektivisht Feronikeli.

Diçka zyrtare në lidhje me këtë largim nuk ka ende, mirëpo gjërat pritet të qartësohen në orët në vijim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga