PAS NDESHJES GJILANI - PRISHTINA
Josa: S’jam plotësisht i kënaqur me ndeshjen
23 September, 2017 @21:23
Pas barazimit 1-1 ndaj Gjilanit, kjo është deklarata e Mirel Josës pas ndeshjes, njofton prishtinafc.com:
“Nuk kishe emocion pse udhëheqja ndeshje të parë, e sidomos ndaj një kundërshtari që me pikë jemi afër, por të fillosh punë në një kampionat tjetër, atëherë është gjë që më jep përgjegjësi më të madhe. Ndërsa, nuk mund të them që jam plotësisht i kënaqur me ndeshjen. Në pjesën e parë nuk bëmë atë që duhet bërë, vendasit ishin më përpara në top, në ndërhyrjet e tyre duke luftuar shumë dyluftime. Ndërsa në pjesën e dytë, ne e rregulluam shumë lojën, por problemet qëndrojnë tek avancimet tona përpara, qoftë nga krahu, qoftë nga qendra.
Disa lojtarë nuk u shfaqën atje ku duhet, por unë kam pretendimet e mia dhe besoj se lojtarët duke më kuptuar gjatë kësaj kohe do të përmirësohen dhe do të vazhdojmë punën tonë. Golat e anuluar nuk i komentoj, janë probleme të gjyqtarëve, federatës dhe medias që t’i nxjerrin konkluzionet se si kanë vepruar gjyqtarët. Unë dua që gjykimi të jetë sa më i mirë që mos t’i hahet haku asnjërës skuadër. Por, ishte ndeshje që dy skuadrat mund të fitonin, por edhe të humbnin ndeshjen.”
Ky barazim e mban Prishtinën 3 pikë larg Llapit lider, kurse Gjilani ka 1 pikë më pak se Prishtina.