FUSHË KOSOVA - FERIZAJI
Enis Kuka siguron pikën për Ferizajin
23 September, 2017 @18:27
Ferizaji ka vazhduar me lojëra të mira në Ligë të Parë edhe në xhiron e gjashtë, përkundër se sot ka barazuar 1-1 ndaj Fushë Kosovës si mysafir.
Ekipi bardhekaltër që po mëton ngjitjen në elitën e futbollit kosovar, pas avantazhit të vendasve ka shënuar një gol të bukur nga afro 25 metra për t’i dhënë barazimin dhe një pikë të vlefshme ekipit të tij.
Ferizaji pas 6 xhirove në Ligë të Parë ka 11 pikë, ndërsa Fushë Kosova 6.